Kolagjeni per fytyren. Kur duhet te fillosh ta perdorësh
Cfare eshte kolagjeni dhe pse ka rendesi?
Kolagjeni eshte proteina kryesore qe mban lekuren te forte dhe elastike. Ai ndihmon ne ruajtjen e formes dhe ne parandalimin e vijave te holla. Me kalimin e viteve prodhimi natyral bie dhe lekura fillon te ndryshoje. Humb hidratimin, duket me e lodhur dhe me pak e tendosur. Prandaj produktet me kolagjen jane pjese e rendesishme e kujdesit per fytyren.
Kur fillon te ulet kolagjeni ne lekure
Pas moshes 25 vjec prodhimi fillon te bjerje gradualisht. Ne fillim ndryshimet nuk duken shume. Me kalimin e viteve shfaqen vijat e para dhe lekura humbet elasticitetin. Ky eshte momenti kur kujdesi duhet te filloje me produkte qe mbeshtesin kolagjenin.
Kolagjeni per fytyren sipas moshes
Ne moshen 25 deri 30 vjec rekomandohen produkte te lehta. Serume hidratues dhe kremra qe ndihmojne ruajtjen e elasticitetit.
Ne moshen 30 deri 40 vjec fillojne shenjat e para rreth syve dhe gojes. Kolagjeni ndihmon ne ruajtjen e pamjes se fresket dhe ne hidratim me te thelle.
Pas moshes 40 vjec lekura humbet elasticitetin me shpejt. Ne kete faze duhen produkte me teksture ushqyese dhe perqendrim me te larte.
Per mosha mbi 45 vjec kolagjeni ndihmon ne permiresimin e pamjes se lekures dhe ne mbajtjen e saj me te bute dhe te hidratuar.
Faktore qe ndikojne ne renien e kolagjenit
Dielli demton strukturen e lekures.
Stresi ndikon ne rigjenerimin natyral.
Duhani ul elasticitetin.
Gjumi i pakte ndikon ne pamjen e lodhur.
Ne keto raste perdorimi i kolagjenit mund te filloje me heret.
Si ta perdoresh kolagjenin ne rutinen ditore
Pastro fytyren ne mengjes dhe ne darke.
Vendos serum ose krem me kolagjen ne lekure te paster.
Perdore cdo dite pa nderprerje.
Kombinoje me vitamin C per efekt me te mire.
Perdore gjithmone krem me SPF gjate dites.
Mund te perdorni edhe Fondatine – Shiko produktin qe ne ofrojme : Kliko Ketu
Sa kohe duhen per rezultate
Kolagjeni nuk jep efekt te menjehershem. Ai vepron gradualisht. Me perdorim te rregullt lekura duket me e hidratuar dhe me e bute. Me kalimin e kohes pamja behet me e fresket dhe me e shendetshme.
Si te zgjedhesh produktin e duhur
- Zgjidh produkte sipas tipit te lekures.
- Kontrollo perberjen dhe marken.
- Shmang produktet shume te lira pa informacion te qarte.
- Perdor produkte te testuara dhe te rekomanduara per kujdes fytyre.
Pse eshte e rendesishme te fillosh ne kohen e duhur
Perdorimi i kolagjenit ndihmon ne ruajtjen e elasticitetit dhe ne parandalimin e shenjave te hershme te plakjes. Fillimi ne momentin e duhur ndihmon qe lekura te mbetet e shendetshme per nje kohe me te gjate. Kujdesi i rregullt eshte me efektiv se trajtimi i vone.
